LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 13:01

Plagoset një djalë i ri në Lushnje, zbulohet emri i të dyshuarit

Plagoset një i ri në Lushnjë, kush është i dyshuari. Në banesën e tij policia gjen mijëra euro dhe dollarë të falsifikuara

Një djalë 26 vjeçar është plagosur me thikë në Lushnjë dhe policia thotë sr ka arrestuar brenda pak orësh autorin e dyshuar.

I plagosuri është identifikuar si Erbion Çerraga, 26 vjeç, i cili u paraqit për ndihmë mjekësore në spital pas goditjes me mjet prerës. Sipas burimeve policore, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Edison Hoxha, 19 vjeç, banues në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës, raporton noa.al.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta dhe gjatë përplasjes 19-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë Erbion Çerragën.

Pas njoftimit të marrë nga spitali, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Brenda pak orësh, efektivët arritën të lokalizonin dhe të vinin në pranga të riun.

Gjatë operacionit, policia ushtroi kontroll në banesën e Edison Hoxhës, ku zbuloi dhe sekuestroi një shumë të konsiderueshme parash të dyshuara si të falsifikuara. Konkretisht, u gjetën 48 160 euro dhe 7 200 dollarë, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim nxjerrjen në qarkullim në treg.

Paratë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa po kryhen ekspertiza për të verifikuar autenticitetin e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Fier arrestuan zyrtarisht Edison Hoxhën për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe origjinën e shumës së konsiderueshme të parave të dyshuara të falsifikuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE