
Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj u shfaqën si dy nga banoret që patën përplasjet më të shpeshta me njëra-tjetrën.
Debatet, mosmarrëveshjet dhe qëndrimet e kundërta i vendosën shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, ndërsa në disa raste ato kanë pranuar edhe vetë se raporti mes tyre nuk ishte aspak i lehtë.
Madje, në momente të ndryshme gjatë spektaklit, të dyja kanë refuzuar të qëndronin pranë njëra-tjetrës apo të zhvillonin biseda të gjata, duke e bërë të qartë se bashkëjetesa mes tyre ishte shpesh e vështirë. Megjithatë, siç ndodh shpesh në reality show, përplasjet mbetën brenda formatit.
Por çfarë ka ndodhur tani që aventura në fermë ka përfunduar?
Pamjet e publikuara pas finales tregojnë një realitet krejt ndryshe. Gjatë afterparty-t të organizuar pas spektaklit, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj janë parë duke kërcyer së bashku në një atmosferë mjaft miqësore.
Në videon e ndarë nga vetë Mimoza në InstaStory, dy ish-fermeret shfaqen duke u argëtuar, ndërsa në disa momente afrohen pranë njëra-tjetrës dhe shkëmbejnë gjeste të ngrohta e plot përzemërsi.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti se videon e ka publikuar vetë Mimoza, e cila ka bërë tag Sarën dhe e ka shoqëruar postimin me një zemër, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre tashmë janë normalizuar.
Duket se me mbylljen e garës kanë mbetur pas edhe mosmarrëveshjet, ndërsa dy ish-konkurrentet po shijojnë marrëdhënien e tyre larg presionit dhe dinamikave që krijon një reality show, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
