
Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi, kanë kërkuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lirimin e 25 pasurive që ndodhen nën sekuestro prej dy vitesh në kuadër të dosjes “Partizani”.
Kërkesa është depozituar me objekt “kthim sendi të sekuestruar” dhe pritet të shqyrtohet nga trupa gjykuese që po ndjek çështjen, e përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.
Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, me kërkesë të SPAK, gjykata kishte vendosur sekuestron mbi 25 pasuri, përfshirë 16 apartamente, disa llogari bankare si edhe kuotat e tij në disa kompani tregtare.
Më herët, në mars, Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e depozituar nga bashkëshortët Malltezi, duke vendosur të mos e kalojë në seancë plenare çështjen e ngritur për kthimin e pasurive.
Në këtë mënyrë, mbeten të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari bankare në emër të Malltezit dhe aksionet në shoqërinë “Home Plan”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
