
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk e kupton përse fajësohet kryeministri, ndërsa në vëmendje solli përmbytjet që janë shkaktuar në vendet e tjera të rajonit.
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shprehet Rama.
Kjo deklaratë vjen ndërsa Shqipëria përballet me reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe infrastrukturën lokale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
