
“Larg banditët duart nga deputetët”, kjo ka qenë thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha në një kohë kur gardistët po përleshen me deputetët opozitarë të cilët kanë zënë vendet e ministrave.
Tensione të forta janë regjistruar në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozitarët kanë vendosur që të bllokojnë këtë seancë. Klevis Balliu me “shokë” kanë zënë vendet e ministrave, në një kohë kur kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është duke vijuar me rendin e ditës.
Ai ka thërritur Endrit Shabanin që të kryejë betimin e tij. Pavarësisht thirrjeve të opozitarëve “Turp, turp, dil përjashta”, Shabani është betuar si Avokati i Popullit me “bekimin” dhe duartrokitjet e socialistëve.
Në një moment të seancës deputeti demokrat Belind Këlliçi ka ndezur një flakadan në ngjyrë blu, ndërkohë që kolegët e tij i janë mbledhur rrotull për ta mbrojtur në një kohë kur Garda ka tentuar që t’ia marrë nga dora, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
