LAJME / E Premte 18 Shtator 2026, 01:01

Përleshje me grushte e thika/ Del VIDEO e sherrit me 3 të plagosur në Sarandë

Janë publikuar pamjet e konfliktit ku mbetën të plagosur me thikë tre të rinj mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr.1, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit.

Në pamjet e siguruara shihet momenti i përplasjes mes të rinjve, ndërsa më pas situata përshkallëzohet dhe tre prej tyre mbeten të plagosur.

Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. 24-vjeçari Shukulli është transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia ka arrestuar Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç, ndërsa Eduard Bajrami, 19 vjeç, është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.