
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku janë përfshirë disa të rinj. Pamjet e sulmit me thikë në një berberhane dhe përplasja e dhunshme me karrige e tavolina në një lokal pranë saj, janë publikuar nga avokati Arben Llangozi.
Pamjet e publikuara tregojnë momentet e para të konfliktit, pranë hyrjes së shëtitores. Një debat mes disa të rinjve përshkallëzohet me shpejtësi në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e mjeteve prerëse.
Nga ngjarja u raportuan fillimisht tre të plagosur: vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli, si dhe Andi Saliaj. Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Sarandës, ndërsa Elidon Shukulli u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia e Sarandës njoftoi më pas arrestimin e tre personave të dyshuar, Kamelo Aliaj, Andi Saliaj dhe Eduard Bajramit.
View this post on Instagram
Sipas të dhënave paraprake, konflikti dyshohet se nisi për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë. Pamjet e publikuara nga avokati Arben Llangozi tregojnë vazhdimin e konfliktit, i cili zhvendoset në ambientet e një bari dhe përshkallëzohet frikshëm. Goditjet e njëpasnjëshme dhe përleshja e dhunshme e kthejnë lokalin në një skenë kaosi.
VIDEO 1 (KUJDES PAMJET)
https://www.instagram.com/reel/DdZoAyuqk9e/?utm_source=ig_web_copy_link&stkn=MzRlODBiNWFlZA==
