
Nëna e saj, Mireille Verhoof, e mbështeti vendimin…Milou Verhoof, një adoleshente nga Holanda, zgjodhi t’i japë fund jetës në moshën 17-vjeçare përmes eutanazisë, një praktikë e ligjshme në vend. Milou iu drejtua psikiatrit Menno Oosterhoff, i njohur për asistencën në rastet e eutanazisë psikiatrike tek të rinjtë.
Ai administroi injeksionin fatal në dhomën ku ajo kishte kaluar fëmijërinë, ndërsa Milou ishte përgatitur me kujdes për momentin, duke zgjedhur edhe veshjen për ceremoninë e saj.
Nëna e saj, Mireille Verhoof, e mbështeti vendimin, duke theksuar se ishte zgjedhja e duhur për vajzën dhe familjen.
Adoleshentja kishte përjetuar trauma të shumta, përfshirë humbjen e vëllait nga një sëmundje e rëndë, përdhunimin në moshën 13-vjeçare dhe depresion të thellë që e kishte çuar në përpjekje të dështuara për vetëvrasje dhe vetë-dëmtim.
Dokumentari Beteja e Milou-së ka ndjekur historinë e saj dhe debatet që pasuan, duke nxitur diskutime mbi mundësinë e eutanazisë për adoleshentët me probleme të shëndetit mendor.
Ligji holandez për eutanazinë, i miratuar në vitin 2002, lejon mjekët të asistojnë pacientët që kërkojnë ndërprerjen e jetës në mënyrë vullnetare dhe të menduar mirë, kur vuajtjet janë të padurueshme dhe pa perspektivë për përmirësim. Edhe pse shumica e rasteve lidhen me sëmundje fizike terminale, rastet psikiatrike janë në rritje, duke kaluar nga 88 në vitin 2020 në 219 në vitin 2024, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
