LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 21:09

Pas largimit nga PS-ja, Marjana Koçeku sot i jep goditjen FATALE Ramës (Foto)

Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, i është bashkuar sot protestës së diasporës. Pjesëmarrja e saj vjen pak ditë pasi Koçeku njoftoi

largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe deklaroi se do ta ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Në një prej reagimeve të fundit, deputetja sfidoi kryeministrin Edi Rama dhe shumicën parlamentare që të shpërndajnë Kuvendin e të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa në një tjetër deklaratë, Koçeku foli për kërcënime ndaj familjes së saj, duke i drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë personave që, sipas saj, mund të tentojnë ta intimidojnë.

Prania e saj në tubim shihet si mbështetje për protestuesit, në një moment kur ata kanë artikuluar kërkesa kundër qeverisë. Koçeku ishte zgjedhur deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si pjesë e listës së PS-së në Qarkun e Shkodrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE