LAJME / E Mërkurë 18 Mars 2026, 09:09

Pas eliminimit, Gimbo mësoi që Gjesti është në Burg, nuk e besoni çfarë kërkoi të bëjë

Ashtu siç paralajmëruan edhe sondazhet në rrjet, mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP” vulosi rrugëtimin e Dj Gimbo, i cili humbi në televotim përballë Brikenës dhe u detyrua të lërë përfundimisht shtëpinë.

Por, goditja më e madhe për të nuk ishte eliminimi, por ajo që e priste sapo shkeli në studion e spektaklit.

Në vend të analizave të zakonshme për lojën, moderatori Ledion Liço e ndali bisedën për t’i dhënë një lajm të rëndë dhe të papritur nga jashtë.

Ledioni i shpjegoi se miku i tij i ngushtë dhe mbështetësi më i madh, Gjesti, nuk mund të ishte aty për ta pritur. Ai e informoi Gimbon mbi incidentin e bujshëm të ditëve të fundit në zyrat e “ONIMA”, duke i treguar se Gjesti akuzohet për një vepër penale dhe momentalisht ndodhet i izoluar në paraburgim, në pritje të gjykimit.

Reagimi i Gimbos ishte një përzierje mes shokut të vërtetë dhe humorit të tij tipik, të cilin duket se e përdori për të mbuluar tronditjen e momentit.

Ledioni theksoi se e ndjeu si detyrim moral t’ia thoshte këtë ballë për ballë, në mënyrë që banori të mos e merrte vesh lajmin në mënyrë të ftohtë nga portalet sapo të hapte telefonin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE