
Ish-deputetja britanike Ann Widdecombe dyshohet se u sulmua brutalisht brenda banesës së saj, ku sipas prokurorisë u godit 21 herë në kokë me çekan, ndërsa ishte duke ngrënë drekë.
Rasti u bë publik gjatë një seance në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku prokurori Kashif Malik deklaroi se i dyshuari për vrasjen, Joshua Kerry, 28-vjeçar nga South Yorkshire, kishte mbërritur në shtëpinë e Widdecombe më 8 korrik me një veturë të kuqe të tipit Vauxhall Corsa.
Sipas prokurorisë, Kerry hyri në banesë përmes derës kryesore dhe qëndroi aty rreth dy minuta, i veshur me doreza të zeza. Ai dyshohet se e sulmoi Widdecombe në kuzhinë, duke e rrëzuar nga karrigia dhe duke e goditur disa herë me çekan në kokë.
Pas sulmit, ai dyshohet se i mori portofolin viktimës dhe u largua nga vendi i ngjarjes me automjet, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Prokuroria e përshkroi rastin në Gjykatën Old Bailey si një akt të kryer me “egërsi të jashtëzakonshme dhune”.
Ngjarja u zbulua pasi Widdecombe nuk u paraqit në një intervistë online të planifikuar për emisionin “Matt Allwright Show” në Channel 5, më 8 korrik, pak para orës 13:00.
Pas tentimeve të pasuksesshme për ta kontaktuar, stafi i emisionit njoftoi asistenten e saj personale, e cila kërkoi nga kopshtari i saj të kontrollonte banesën.
Të nesërmen, më 9 korrik, kopshtari hyri në shtëpi përmes derës kryesore, e cila ishte lënë e hapur, dhe e gjeti ish-deputeten të shtrirë në dyshemenë e kuzhinës me plagë të rënda në kokë.
Joshua Kerry është lënë në paraburgim dhe pritet të përballet me procedurat e mëtejshme gjyqësore, ndërsa autoritetet britanike po vazhdojnë hetimet për rastin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
