
20 shkurti 2026 nuk ishte thjesht një ditë tjetër për familjen e pronarit të ONIMA-s.
Ishte dita kur, sipas denoncimit të bërë në organet e drejtësisë, ai dhe fëmija i tij i mitur u përballën ballë për ballë me një person të armatosur. Dita kur frika nuk ishte më një ndjenjë, por një realitet që po zhvillohej para syve të tyre.
Pamjet që u publikuan sot ekskluzivisht nga Sinjali dokumentojnë pikërisht atë moment.
Një ngjarje e rëndë, e denoncuar në Prokurori, e regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe e njohur për institucionet, por që çuditërisht nuk gjeti vend as në aktakuzë dhe as në marrëveshjen për pranimin e fajësisë që pasoi për veprat e tjera penale që i atribuoheshin Gjestit.
Ndërsa u trajtuan pretendimet për kanosje, demolim të zyrave dhe armëmbajtje pa leje, episodi ku pronari i ONIMA-s dhe fëmija i tij provohet se u vunë përballë një arme mbeti jashtë dosjes penale.
Pikërisht ky është paradoksi që ngre sot pyetje të rënda: si mund të mbetet pa trajtim një incident i tillë, kur në qendër të tij ndodhej jo vetëm një qytetar i kërcënuar, por edhe një fëmijë që pa me sytë e tij një skenë që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
