LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 23:11

Pamjet e rënda nga aksidenti i furgonit me pasagjerë në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të një furgoni që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si pasojë humbën jetën dy pasagjerë, ndërsa 7 tjerë kanë mbetur të lënduar.Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë

Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende plotësisht, por dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes dy prej pasagjerëve kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet numri i të lënduarëve.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.

READ MORE  MBYLLET SKANDALI "GJICI"Kushtetuesja i thotë "JO"! Safet Gjici humb betejën e fundit për pafajësi. Zbuloni vendimin që e lë ish-kryebashkiakun në burg, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE