LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 17:05

PAMJE TRONDITËSE! Brenda shtëpisë ku u shua një familje në Malishevë

Një zjarr në ndërtesë kolektive në lagjen Mirdita në Malishevë ka përfunduar tragjikisht, ku kanë humbur jetën një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, 12 dhe 9 vjeç.

Ekipet emergjente kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e zjarrit po hetohen.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

Sipas policisë, në banesë janë gjetur një person i rritur dhe dy fëmijë pa shenja jete.

“Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete” thotë policia.

RTV Malisheva sjell pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE