LAJME / E Shtunë 21 Mars 2026, 16:04

Padrejtësi ndaj Mateos?” Aulona Musta reagon ashpër për situatën me Brikenën

Debatet dhe tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, por këtë herë reagimi ka ardhur nga jashtë.

Gazetarja dhe opinionistja e njohur, Aulona Musta, ka komentuar situatën e fundit mes Mateos dhe Brikenës, duke e cilësuar atë si të padrejtë ndaj banorit.

Sipas saj, mënyra se si po trajtohet Mateo është e gabuar, duke shtuar se ai nuk ka vepruar me dhunë, por ka qenë pjesë e një loje flirti që, sipas Aulonës, është nxitur edhe nga vetë Brikena.

“Më duket shumë e padrejtë ajo që Brikena po i bën Mateos… Mateo nuk e puthi me zor. Ai vazhdoi lojën e ngacmimeve dhe afrimit që vetë Brikena e ka bërë gjatë gjithë kohës”, shprehet ajo.

Aulona thekson se veprimet dhe sinjalet e dhëna nga Brikena gjatë qëndrimit në shtëpi mund të kenë krijuar një perceptim të gabuar te Mateo, duke e çuar situatën në këtë pikë.

Në fund, ajo shprehet se i erdhi keq për mënyrën si Mateo u vendos përballë një situate të vështirë dhe përballë kritikave të banorëve të tjerë.

Ky reagim ka ndezur edhe më shumë rrjetin, ku fansat janë ndarë në dy kampe: disa mbështesin Mateon, ndërsa të tjerë mbrojnë Brikenën.

? Si e shihni ju këtë situatë? Kush ka të drejtë? ?, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE