
Presidentja në largim e Kosovës, Vjosa Osmani e ka sulmuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti pas nxjerrjes së dekretit për shpërbërjen e Kuvendit.
Osmani, në një konferencë për media nga selia e Presidencës, foli për plane për zvarritje dhe bllokada.
Ajo tha se dështimi i zgjedhjes së presidentit nuk ishte rastësor, por “shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar”.
“Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme”, u shpreh presidentja.
Në fund, shefja e shtetit tha se ka qenë e detyruar që ta shpërndajë Kuvendin.
“Arseyja pse jam e detyruar që ta shpërndajë Kuvendin është sepse përfaqësuesit e popullit vendosën ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja”, tha ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
