LAJME / E Hënë 2 Shkurt 2026, 11:11

Orë kritike për aktorin shkodran! Reagon Benet Beci: Ka nevojë për

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar pas aksidentit tragjik ku aktori i mirënjohur i humorit shkodran, Nexho Shabani u përplas nga një automjet teksa ishte duke kaluar me biçikletën e tij.

Menjëherë Shabani u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që së fundmi kryebashkiaku bën me dije se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Beci shkruan se aktori, shkodrani i mirë, njeriu popullor dhe ashtu si ai e quan “Nexhoja i tavolinave” në këto orë kritike për të ka nevojë për lutjet e të gjithë qytetarëve të Shkodrës, por jo vetëm.

Nexho Shabani, Nexhoja i tavolinave, njeriu popullor që sjell humorin tipik shkodran kudo ku ulet, ka nevojë për lutjet tona. Pas një aksidenti të rëndë, gjendja e tij shëndetësore është e paqëndrueshme, ndërsa mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës janë të angazhuar maksimalisht. Le t’i jemi pranë me mendim të mirë dhe shpresë”, shkruan Beci, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE