LAJME / E Shtunë 20 Dhjetor 2025, 23:11

Opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri: Pres të më vizitojë Edi Rama

Ai njihet dhe si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok.

Iliri ka përjetuar humbjen e të dy prindërve në një periudhë të afërt, me një histori të rënduar shëndetësore të babait (demencë), si dhe mbart përgjegjësi të vazhdueshme ndaj motrës së diagnostikuar me skizofreni, e cila ka nevojë për mbikëqyrje të plotë. Gjatë kohës që do futet në BBV, për të motrën do kujdeset gruaja e tij.

Adhuron figurën e Berishës, i cili për të funksionon si referencë autoriteti, rendi dhe qartësie morale.

Në rrjet njihet si opozitari më i madh, madje edhe Rama e ka ftuar për një kafe që s’e kanë pirë kurrë, gjë të cilën e theksoi dhe në klipin e tij hyrës, ku në humor e sipër tha: “Pres të më vijë për vizitë”.

Fans i Big Brother, thotë se ka shumë intuitë loje dhe se ka gjetur në çdo edicion fituesit e BB, shumë kohë kohë përapara të tjerëve.

Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE