
Një person ka vdekur pasi dy trena mallrash u përplasën, duke shkaktuar daljen nga shinat e dy vagonëve dhe rënien nga një urë hekurudhore në Mynih të Gjermanisë.
Sipas një zëdhënësi të policisë në vendngjarje, dy trenat mallrash u përplasën gjatë natës. Përplasja bëri që njëri prej trenave të dilte nga shinat, me dy vagona që ranë nga ura.
Operacionet për të hequr vagonët e dalë nga shinat filluan në mëngjes, ndërsa vendi i aksidentit në rrethin Milbertshofen pritet të mbetet i mbyllur deri nesër.
Sipas raportit të policisë, nuk kishte rrezik për publikun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
