LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 01:01

“O hajdut, o hajdut”/ Ardit Bido reagon pas përplasjeve me proteatuesit: Nuk kam frikë

Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar një ditë pas tensioneve të regjistruara jashtw ambienteve të Kuvendit, ku u përfshi në një përballje me një grup protestuesish.

Sipas tij, gjithçka ka nisur në momentin kur ai ka dalë nga ambientet e Kuvendit pas një dite të gjatë pune dhe është ndalur për të komunikuar normalisht me disa prej qytetarëve të pranishëm. Por situata sipas deputetit ka ndryshuar shpejt me afrimin e një grupi më të madh personash, të cilët kanë shpërthyer me fyerje dhe kanë shfaqur sjellje agresive.

“Ka dy lloj protestash, një protestë ku qytetarët dalin me meme kreative dhe kërkesa të qarta, dhe ka një lloj tjetër, atë të agresivitetit, të fyerjeve, të konfrontimit dhe dhunës verbale që e kemi parë shpesh në rrjetet sociale. Teksa dje nga parlamenti, pas një dite të gjatë pune, për të shkuar drejt makinës time, ndalova te disa protestues për të komunikuar normalisht.

Më vonë erdhi një grumbull i madh agresiv me fyerje dhe dhunë, që mund të shkonte dhe drejt dhunës fizike, pavarësisht që unë nuk e pashë në asnjë moment diçka të tillë si një rrezik real”, thotë Bido, ndërkohë që më tej e ka cilësuar sjelljen e këtij grupi protestuesisht të cilët sipas deputetit janë të nxitur nga partitë e vogla apo dhe Partia Demokratike, si të papranueshme dhe jashtë standarteve të një proteste demokratike.

Ai thekson më tej se në aktivitetin e tij publik por dhe politik nuk ka përdorur në asnjë moment gjuhë fyese apo etiketime personale, duke shtuar se për asnjë moment nuk ka ndjerë frikë, mirëpo që ajo lloj sjellje dhe dhune nuk duhet të përqafohet nga askush.

“Mua nuk më tremb kjo gjë, sepse unë nuk besoj se në vendin tim duhet të kem frikë se ku shkoj dhe ku duhet të eci. Këtë lloj dhune ne nuk duhet ta pranojmë”, thotë ai më tej, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE