LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 18:06

Nuk arrita as t’i puth për herë të fundit – rrëfimi që të copëton zemrën nga tragjedia në familjen Berisha

Tragjedia që tronditi Malishevën, ku humbën jetën Ilir Berisha, 35 vjeç, dhe dy fëmijët e tij të mitur, vajza Naile dhe djali Kujtimi, vijon të rëndojë mbi familjarët dhe gjithë komunitetin.

Një nga të afërmet e tyre ka rrëfyer momentet e para pas ngjarjes, duke përshkruar me dhimbje të madhe atë që pa në banesë, ku tre jetët u shuan brenda pak çastesh nga zjarri që përfshiu shtëpinë.

Për këtë ngjarje ka folur edhe një prej familjareve të viktimave, e cila ka përshkruar momentet e rënda që ka përjetuar.

“Asgjë nuk ishte në rregull në atë banesë. Më tha kunata: ‘Dil, se kanë vdekur’.

Fëmijët ishin në duart e saj, njëri në një anë e tjetri në anën tjetër. U përpoqa t’ua kontrolloja pulsin, por nuk kishte asnjë shenjë jete dhe duket se kishin ndërruar jetë shumë shpejt.

I çova në ambulancë për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk munda as t’i puth për herë të fundit. Më dhembën shumë.

Djali ishte i dajës tim, ndërsa fëmijët i kam konsideruar si të mitë. Jam në gjendje shumë të rëndë. Dy prej tyre ishin të djegur dhe pa jetë në vend. U përpoqa t’i vendos vetë në makinë, por nuk munda”, u shpreh ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE