LAJME / E Diel 21 Dhjetor 2025, 13:01

Njoftim i momentit nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve lidhur me përpjekjet për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave. Në njoftimin e saj në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada nënvizon se mashtrimi përmes martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe ndëshkohet me pasoja serioze ligjore.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze”, thekson Ambasada.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, përfundon njoftimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE