LAJME / E Martë 3 Shkurt 2026, 19:07

Nje tjeter lekundje e forte e Tokes ne shtetin fqinj!

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore.

Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në orën 15:32 në ishullin e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 17 kilometra në jug të Tsoutsouros, Heraklion, dhe thellësia fokale e tij vlerësohet në 10 kilometra.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, teksa autoritetet po ndjekin situatën nga afër.

Ditën e djeshme (2 shkurt), u regjistruan lëkundje sizmike pranë Kalavryta, me magnitudë 3.6 Rihter, pjesë e bregdetit perëndimor të Greqisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE