
Një nga krimet më makabre të viteve të fundit ka tronditur Austrinë dhe Ukrainën, pasi 21-vjeçari Danylo K., student në Vjenë dhe djali i nënkryetarit të bashkisë së Kharkivit, u torturua për orë të tëra dhe më pas u dogj për së gjalli brenda makinës së të atit. Ngjarja ndodhi në lagjen Donaustadt të Vjenës, ku alarmi i zjarrit çoi zjarrfikësit drejt një Mercedes-i të zi të shkrumbuar plotësisht.
Në sediljen e pasme të automjetit u gjet trupi i pajetë i të riut. Hetimet e policisë austriake kanë zbuluar se Danylo ishte sulmuar fillimisht në një garazh nëntokësor pranë hotelit Sofitel, ku u dhunua rëndë nga një bashkëstudent. Më pas ai u fut me forcë në makinën e të atit dhe u mbajt peng për disa orë, gjatë të cilave u torturua.
Vetëm pas kësaj, autorët e dërguan automjetin në rrugën Marlen-Haushofer-Weg, ku e përfshinë nga flakët me benzinë, duke e lënë viktimën në sediljen e pasme. Sipas autoriteteve, dy bidona me karburant ishin blerë pak para krimit, çka tregon se vrasja ishte e planifikuar.
Familja e Danylo K. kishte humbur kontaktet me të që më 25 nëntor dhe kishte ngritur alarmin kur vuri re se dy portofolet e tij ishin zbrazur. Ky detaj ka forcuar pistën se motivi kryesor i krimit lidhet me grabitjen e kriptomonedhave, me një vlerë të konsiderueshme financiare.
Autoritetet austriake nuk kanë bërë publike shumën e saktë të parave të vjedhura, por dyshohet se bëhet fjalë për shuma të mëdha. Dy të dyshuar, shtetas ukrainas të moshave 19 dhe 45 vjeç, u shpallën në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestuan në Ukrainë. Gjatë ndalimit, atyre iu gjetën sasi të mëdha parash në dollarë, çka ka ngritur dyshime se kriptomonedhat janë konvertuar shpejt në para fizike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
