LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 11:11

Nje grua e re humb jeten nga nje ngjarje e dhimbshme ne Vlore - ja per qfare dyshohet!

Rrëzohet nga ballkoni i pallatit një grua pranë Lungomares. Humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës, ku një grua ka rënë nga ballkoni i një pallati në zonën e Lungomares.

Si pasojë e impaktit dhe dëmtimeve të rënda fizike, e dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku u gjend për pak orë nën kujdesin intensiv të mjekëve në gjendje kritike për jetën.

Sot në mëngjes u bë e ditur se 28 vjeçarja A.B., nënë e dy fëmijëve, humbi jetën.

Rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti mbeten ende të paqarta për autoritetet. Dyshimet janë edhe për hedhje të qëllimshme nga lartësia, nga vetë e ndjera. Raportohet se familjarët kanë pohuar se e ndjera kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.

Grupi hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të përcaktuar nëse rrëzimi ka qenë tërësisht aksidental apo nëse ka motive të tjera që kanë çuar në këtë situatë.

Policia lokale po merr në pyetje dëshmitarë të mundshëm dhe banorë të zonës me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE