
Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e ditës së djeshme në Lungomare të Vlorës.
Sipas burimeve spitalore, e reja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka mbërritur pothuajse pa shenja jete.
Mjekët e reanimacionit bëjnë me dije se ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin, si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme.
Ndërkohë, familjarët janë shprehur se 28-vjeçarja kishte shfaqur shenja të depresionit.
A.B., 28 vjeç ishte nënë e dy fëmijëve. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
