LAJME / E Shtunë 30 Maj 2026, 21:09

Ngjarje e rende ne det, mbytet anija turistike

Momente tmerri përjetuan 148 pasagjerë në një anije turistike në brigjet e Marmaris, në Turqinë jugperëndimore, kur anija papritmas filloi të mbushej me ujë

dhe u fundos në më pak se një orë.

“Big Boss Diamond”, një anije turistike me temë piratësh e njohur për pushuesit, ishte në një udhëtim ditor pranë Ishullit Paradise dhe Gjirit Akvaryum kur ndodhi

incidenti i rëndë. Sipas raportimeve fillestare, dhjetëra pasagjerë u panikuan dhe filluan të hidheshin në det për të shpëtuar veten, ndërsa në bord ndodheshin

edhe rreth 20 fëmijë. Videot që qarkullojnë në mediat sociale kapin momentet dramatike, me anijen që merr një anim të rrezikshëm përpara se të fundoset plotësisht.

Një turiste britanike që u shpëtua përshkroi përvojën e saj tronditëse, duke thënë karakteristikisht: “Jam e lumtur që dola që andej dhe jam gjallë”ë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE