LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 13:01

Nga 1 korriku indeksohen pensionet, ekspertja Duka: 550 mijë përfitues në të gjithë vendin, ja sa do jetë shtesa mujore

Nga 1 korriku, rreth 550 mijë pensionistë në Shqipëri do të përfitojnë nga indeksimi i ri i pensioneve, një masë që synon të kompensojë pjesërisht rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në treg.

Sipas skemës së re, pensionet urbane do të rriten me 4%, ndërsa pensionet rurale me 5%. Në total, vendi numëron rreth 754 mijë pensionistë, por përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj rritjeje janë rreth 550 mijë prej tyre.

Në një intervistë për emisionin Mirëmëngjes Shqipëri, ekspertja e pensioneve Armela Duka theksoi se bëhet fjalë për një indeksim që ka karakter të detyrueshëm ligjor dhe që lidhet drejtpërdrejt me inflacionin. “kemi të bëjmë me indeksim që synon të amortizojë efektin që ka rritja e çmimeve”, u shpreh ajo, duke shtuar se kjo është një masë që “qeveria duhet ta bëjë vit pas viti”. Duke ndarë edhe kategoritë që përfshihen në skemë, ajo sqaroi se “janë 3 kategori që përfshin pensionistët e invaliditetit, ata të pleqërisë dhe familjarë”, ndërsa nënvizoi se diferencimi urban dhe rural vijon të mbetet prezent në sistem, me “pensionistët urbanë dhe ruralë që do kenë rritje respektive 4% dhe 5%”.

Sipas saj, situata e çmimeve në treg e bën të domosdoshëm këtë ndërhyrje. Ajo solli edhe një panoramë të përgjithshme të sistemit, duke theksuar se janë 754 mijë pensionistënë total dhe përfitues janë 550 mijë.

“Ky indeksim, është detyrim ligjor që qeveria duhet ta bëjë vit pas viti. Janë 3 kategori që përfshin pensionistët e invaliditetit, ata të pleqërisë dhe familjarë. Pensionistët urbanë dhe ruralë do kenë rritje respektive 4 % dhe 5 %. Po përballemi me rritje çmimesh, të karburantit, është e vështirë të monitorohet kjo rritje e çmimeve, kryesisht për pensionistë.

Janë 754 mijë në total dhe përfitues janë 550 mijë. Pensioni mesatar në Shqipëri, ai urban mbi 20 mijë lekë të reja dhe ai në zonat rurale rreth 18 mijë lekë të reja. Gjithmonë ka pasur një hendek dhe kjo lidhet me mungesën e kontributeve shoqërore. Bujqësia ka qenë një sektor i prirur ndaj informalitetit.

Ky indeksim apo subvencione të ndryshme duhet të ishin bërë në muajin shkurt për të amortizuar efektet që kriza globale pati. Por është një lajm i mirë, pasi nuk jemi në situatë normalizimi të çmimeve dhe shporta e produkteve konsumatore vijon të jetë e shtrenjtë”, deklaroi ekspertja.

Sipas ekspertes, ky hendek historik lidhet me strukturën e tregut të punës dhe kontributet shoqërore, duke shtuar se “bujqësia ka qenë gjithmonë një sektor i prirur ndaj informalitetit”.

Në vlerësimin e saj, edhe koha e zbatimit mund të ishte më e hershme, pasi “ky indeksion apo subvencione të ndryshme duhet të ishin bërë në muajin shkurt për të amortizuar efektet që kriza globale pati”, por gjithsesi e konsideron një zhvillim pozitiv në kushtet aktuale të çmimeve të larta.

Sipas përllogaritjeve, ekspertja theksoi se rritja prej 4% dhe 5% përkthehet në një shtesë mujore që varion afërsisht nga 500 deri në 800 lekë të reja, në varësi të kategorisë së pensionit. Ndërsa lehtësimi është i kufizuar, presioni i kostos së jetesës vijon të mbetet sfida kryesore për pensionistët në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE