LAJME / E Martë 17 Mars 2026, 08:08

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…Eduart Zaloshnja zbulon sondazhin

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin e fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se po të ishin zhvilluar dje zgjedhje të parakohëshme, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm treçerekun e votave që mori në zgjedhjet e majit 2025, ndërsa PS-ja do të merrte 5/6 e votave që mori në ato zgjedhje brenda vendit.

Thënë ndryshe, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm 58 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh mori plot 66 vota për çdo 100 vota të PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm). Si rezultat, PD-ja nuk do të siguronte dot as 50 mandatet parlamentare që ka aktualisht…

Më dramatike situata ishte për partitë e vogla. Dje ato do të merrnin brenda vendit vetëm 1/3 e votave që morën në zgjedhjet e majit 2025.

Thënë ndryshe, partitë e vogla do të merrnin brenda vendit vetëm 11 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh morën plot 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.

Si rezultat, partitë e vogla nuk do të siguronin dot as mandatet e pakta parlamentare që kanë aktualisht (ndoshta vetëm ‘Lëvizja Bashkë’ e Qorit dhe PSD e Doshit, të cilat kanë elektorat të qendrueshëm, do të arrinin të rifuteshin në Kuvend), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE