
Një ndërhyrje e shpejtë e policisë ka shmangur një tragjedi në Numana.
Një burrë kishte shkuar pranë shkëmbinjve buzë Deti Adriatik me qëllim t’i jepte fund jetës.Policia u njoftua nga bashkëshortja e tij, e cila kishte marrë disa mesazhe zanore ku ai fliste për vendimin që kishte marrë.
Nga zhurma e dallgëve në sfond, u kuptua se ai ndodhej pranë detit dhe patrullat nisën kërkimet përgjatë bregdetit.
Pranë portit turistik të Numanës u gjet makina e tij dhe pak më tej edhe vetë burri. Oficerët iu afruan dhe u përpoqën ta bindnin të hiqte dorë, por ai nuk pranonte dhe shprehej se nuk kishte më shpresë.
Në atë moment, njëri prej policëve mori një vendim të pazakontë: u prangos me burrin, duke u lidhur fizikisht me të që të mos e lejonte të hidhej.
Ai i tha se nëse do të hidhej, do të binte edhe vetë bashkë me të.
Ky veprim e ndaloi situatën. Burri u qetësua dhe, pas disa minutash, pranoi të largohej nga vendi i rrezikshëm bashkë me policët, duke shmangur një fund tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
