
Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi famë ndërkombëtare me rolin e tij në serialin Narcos: Mexico, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga Akademia Meksikane e Arteve dhe Shkencave Kinematografike, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik. Mungesa e detajeve ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta mes fansave dhe komunitetit artistik.
Taracena konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë meksikane. Ai u bë i njohur globalisht falë rolit të Pablo Acostës në Narcos: Mexico, por karriera e tij përfshin edhe filma të vlerësuar si Apocalypto (2006), El violín dhe Saving Private Perez, si dhe seriale të njohura si Queen of the South.
Gjatë karrierës së tij, aktori u nominua tre herë për çmimin Ariel, një nga vlerësimet më prestigjioze të kinemasë meksikane. Akademia e përshkroi atë si një “aktor themelor”, duke theksuar intensitetin dhe ndjeshmërinë njerëzore që sillte në çdo rol.
Sipas IMDb, në momentin e ndarjes nga jeta, Taracena kishte disa projekte në zhvillim dhe në post-produksion, çka e bën lajmin edhe më të papritur për publikun dhe kolegët e tij.
Trashëgimia e Gerardo Taracenës pritet të mbetet e gjallë përmes roleve të tij të paharrueshme në kinemanë dhe televizionin meksikan dhe ndërkombëtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
