LAJME / E Enjte 1 Shkurt 2024, 10:10

Ndërron jetë 19-vjeçarja korçare, zbuloi se ishte me leucemi kur po dhuronte gjak

Darda Dhimo, një 19-vjeçare me origjinë nga Korça, që pak muaj më parë kishte zbuluar se ishte me leucemi akute, ka ndërruar jetë sot.

E reja u diagnostifikua me Leucemi Limfoblastike Akute, kur një ditë vendosi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët e saj që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Por analizat e kryera para dhurimit të gjakut treguan se ajo jo vetëm që nuk mund të dhuronte gjak, por edhe se jeta e saj ishte në rrezik nga sëmundja që e kishte prekur.

Ky moment ishte një pikë kthese për 19-vjeçaren që sapo kishte mbaruar vitin e parë të universitetit, por edhe familjarët e saj.

Deri më sot ajo kishte luftuar me gjithë forcë që t'i bënte ballë kësaj sëmundje dhe pse mjekët i kishin thënë se shpresat ishin të pakëta.