LAJME / E Diel 5 Prill 2026, 08:08

"NA NËNVLERËSUAT" Irani i përgjigjet ashpër Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr -

Irani ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi se “ferri” do të bjerë mbi Teheranin nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit brenda afatit të vendosur.

Në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore iraniane, një zëdhënës i autoriteteve paralajmëroi për pasoja të rënda në rast përshkallëzimi të konfliktit.

“Mos harroni se nëse agresioni zgjerohet, i gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju. Iluzioni për të mposhtur Republikën Islamike të Iranit është kthyer në një moçal ku do të fundoseni”, thuhet në reagim.

Një burim i lartë nga Teherani deklaroi për Ria Novosti se Irani është gati të tërhiqet nga konflikti vetëm nëse njihet e drejta e tyre për zhvillimin e programit bërthamor për qëllime paqësore dhe hiqen të gjitha sanksionet.

Ndërkohë në Iranin qendror vazhdon gara kundër kohës. Ushtria amerikane po kërkon me dëshpërim pilotin e dytë të avionit F-15E, i cili u rrëzua të premten në provincën Kohgiluyeh. Ndërsa një anëtar i ekuipazhit u shpëtua me sukses në një operacion rrufe, fati i kolegut të tij mbetet mister. Teherani ka ofruar zyrtarisht një shpërblim prej 60 mijë dollarësh për kapjen e tij, nëse është gjallë.

Rrëzimi i këtij avioni shënoi një të premte të zezë për Pentagonin, ku u konfirmua edhe humbja e një avioni të dytë bombardues, i goditur mbi Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, piloti i këtij të fundit arriti të katapultohej jashtë territorit iranian dhe është shpallur i shpëtuar.

Situata këtë të shtunë është përshkallëzuar me sulme të reja. Izraeli ka nisur një valë masive bombardimesh mbi infrastrukturën në Teheran dhe Damask. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në veri të kryeqytetit iranian, ndërsa një raketë ka rënë rrezikshëm pranë centralit bërthamor të Bushehrit, duke lënë të vdekur një roje sigurie.

Në veri të Izraelit, sistemi i mbrojtjes raketore u aktivizua sërish pas një vale të re raketash nga Irani dhe Libani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE