
Djali i xhaxhait të Arti Kolës, familja e të cilit u shua në Itali nga një rrjedhje gazi bën apel për ndihmë që trupat të sillen në Shqipëri.
Në një intervistë me moderatoren e emisionit “Me Zemër të Hapur”, Evis Ahmeti, i afërmi i Artit tha se gjendja në familjet e tyre është shumë e rëndë, “si minë me sahat”, tha ai.
I afërmi u shpreh se ende nuk ka informacione si ka ndodhur ngjarje, ndërsa tregoi se nëna e Arti Kolës është në gjendje tepër të rëndë. “Ajo e dinte vetëm për një, jo për të kartër”, u shpreh ai.
Pyetje: Si është gjendja në familjen Kola?
Djali i xhaxhait: Gjendja është katastrofë, një minë me sahat.
Pyetje: E mësuat si ka ndodhure tragjedia?
Djali i xhaxhait: Jo akoma, sepse unë nuk rri këtu afër. Kemi pasur edhe njerëz dhe nuk jemi marrë, thonë nga gazi, por…
Pyetje: Po nëna e familjes si është, ça thotë?
Djali i xhaxhait: Ca do jetë nëna, nëna si nëna
Djali i xhaxhait: Ja kemi treguar.
Pyetje: Si e priti këtë lajm?
Djali i xhaxhait: Ça do presë, e dinte vetëm për një, jo për të katër.
Pyetje: Ju nuk keni detaj si ka ndodhur?
Djali i xhaxhait: Nuk kam asnjë informacion
Pyetje: Si e morët vesh lajmin?
Djali i xhaxhait: E morëm vesh nga të tjerët
Pyetje: Çfarë flitet për sjelljen e trupave në Shqipëri
Djali i xhaxhait: Nuk e di, nëse ju na ndihmoni, na ndihmoni që ti sjellim sa më parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
