LAJME / E Diel 8 Shkurt 2026, 17:05

Muçi fiton zemrat e tifozëve, gazetari turk tregon të ardhmen e sulmuesit kuqezi

 

Ernest Muçi po gjen veten te Trabzonspor, teksa po shënon rregullisht dhe ka fituar kështu zemrat e tifozëve. Në fitoren ndaj Samsunspor, sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dhuroi një asist.


Muçi është i huazuar nga Besiktas dhe të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Gazetari i njohur sportiv turk, Ulash Ozdemir, ka thënë në studion e “ASport” se Trabzonspor dëshiron të blejë kartonin e lojtarit.

“Trajneri Fatih Tehe dëshiron të shohë një lojtar si Ernest Muçi në skuadër në sezonin e ardhshëm”- tha Ulash, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE