
Sot në mëngjes në ora 04:00, në SPB Shkup, një grua 28-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka raportuar se më 17.04.2026 në
Dibër, ku kishte qëndruar me partnerin e saj aktual jashtëmartesor, pasi kishte dalë nga një objekt gastronomik, është futur me forcë në një veturë nga ish-partneri i saj I.V.,
të cilën e drejtonte një person tjetër, pas çka janë nisur drejt shtëpisë së një të afërmi të I.V. në një fshat të Shkupit.
Sipas denoncimit, aty ajo është mbajtur me forcë deri më 20.04.2026, ndërsa ish-partneri ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj dhe e ka keqtrajtuar fizikisht.
Më 20.04.2026 rreth orës 19:30 ajo ka arritur të arratiset dhe e ka raportuar rastin.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
