LAJME / E Martë 21 Prill 2026, 21:09

Moment historik! Gjykata e Lartë vendos përfundimisht për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burime bëjnë me dije se u rrëzua rekursi përmes së cilit Veliaj kërkoi prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm në lidhje me rrëzimin e kërkesës së bërë më përpara nga ai për pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK.

Ndërsa mësohet se ky vendim u mor  në dhomë këshillimi nga kolegji penal i përbërë: Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Genti Shala.

-Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë;

-Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë;

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

-Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të -personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE