LAJME / E Martë 3 Shkurt 2026, 22:10

Mjeshtër i dhjetëra vjedhjeve në mbarë Anglinë, i riu shqiptar vendoset para gjyqit/EMRI

I dyshuar për 31 vjedhje banesash në të gjithë vendin, del para gjykatës angleze

Një 29-vjeçar shqiptar ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për një seri të gjerë vjedhjesh në banesa, të shpërndara në disa zona të Anglisë.

Sipas autoriteteve, 14 nga ngjarjet e dyshuara kanë ndodhur në qarkun Kent, konkretisht në zona si Sevenoaks, Tonbridge dhe Ashford. Hetimet tregojnë se në shumicën e rasteve, autori i maskuar ka thyer dritare ose dyer xhami për të hyrë në banesa, duke vjedhur bizhuteri dhe para.

I dyshuari, Gledis Uka, 29 vjeç, pa adresë të përhershme banimi, u arrestua nga policia e Kent-it në Essex, të premten. Ai u akuzua zyrtarisht më 31 janar për 31 raste vjedhjeje dhe dy tentativa për vjedhje.

Uka u paraqit sot në Gjykatën e Magjistraturës në Sevenoaks, ku gjykata vendosi që ai të mbahet në paraburgim.

Sipas njoftimit zyrtar, përveç Kent-it, rastet e tjera të dyshuara përfshijnë prona në qarqet Berkshire, Bristol, Buckinghamshire, Essex, Suffolk dhe Surrey.

29-vjeçari pritet të dalë sërish para drejtësisë në Gjykatën e Kurorës në Maidstone, më 2 mars, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE