LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 13:01

Mister në Ferizaj dhe Gjakovë: Dy persona të zhdukur, familjet bëjnë apel urgjent

Dy raste të ndara të personave të zhdukur janë raportuar në Ferizaj dhe Gjakovë, ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen e tyre.

Në Ferizaj, më 10 qershor 2026, një grua kosovare ka raportuar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia më 09.06.2026, rreth orës 18:00. Sipas raportimit, që nga ai moment familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Ndërkaq, në Gjakovë, më 09.06.2026 rreth orës 23:20, një grua kosovare ka njoftuar policinë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe që prej atëherë nuk dihet se ku ndodhet.

Policia ka bërë të ditur se në të dy rastet janë iniciuar hetimet dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe gjetjen e personave të raportuar si të zhdukur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE