
Rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP Albania po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një histori emocionesh të forta, ku jashtë shtëpisë vjen mbështetje e palëkundur, ndërsa brenda po shfaqen ndjenja që kanë ndezur debat të madh publik.
Nga njëra anë, bashkëshortja e tij, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë Mirit një mesazh të fuqishëm dashurie dhe besimi. Ajo thekson se do t’i qëndrojë pranë në çdo hap, e cilëson si “më të fortin e Big Brother-it” dhe shprehet se ka besim të plotë për çdo vendim që ai merr brenda shtëpisë. Në mesazhin e saj, Rabea është e prerë: xhelozia nuk ka vend në martesën e tyre dhe ajo ndihet e lumtur me bashkëshortin e saj.

Nga ana tjetër, brenda shtëpisë së BBVA-së, Miri ka prekur publikun me shpërthime emocionale për Selinin. Ai është shfaqur i përlotur, ka pranuar hapur ndjenjat e tij duke thënë “e dua”, ndërsa situata u bë edhe më e ndërlikuar kur edhe Selin, ditën e sotme, i është drejtuar Mirit me të njëjtat fjalë: “të dua”.
Ky kontrast i fortë mes realitetit jashtë dhe emocioneve të shfaqura brenda shtëpisë ka ndezur reagime të shumta në rrjet.
Në një format ku çdo ndjenjë bëhet publike dhe çdo fjalë analizohet, historia e Mirit po shndërrohet në një nga më të diskutuara të këtij edicioni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
