LAJME / E Diel 1 Shkurt 2026, 07:07

Miri i kërkon falje babait pas videos tronditëse, pasi u përball me akuzën e “perversit”

Në një moment që ka shokuar publikun, produksioni i programit të njohur i dha Mir-it mundësinë të hapë kutinë e Pandorës, e cila kishte një surprizë të dyfishtë: një të mirë dhe një të keqe. Nga kutia, Miri fitoi një moment të bukur – takoi vajzën që kishte shpresuar ta shihte – por fatkeqësisht mori edhe një të keqe: mesazhin e babait të Selin, i cili kishte folur për të duke e quajtur “pervers”.

Ky moment i papritur ka shkaktuar tronditje tek Miri, i cili menjëherë u ndje i shqetësuar dhe më pas vendosi të kërkojë falje hapur përballë babait të Selin. Ngjarja u bë virale menjëherë, duke ndezur një debat të gjerë mes ndjekësve në rrjetet sociale.

Shumë prej tyre reaguan ndaj përplasjes së ndjeshme: disa mbrojnë Miri-n, ndërsa të tjerë diskutuan për ndikimin e mesazheve të tilla tek marrëdhëniet dhe reputacioni i individëve.

Ndërkohë, babai i Selin nuk ka reaguar ende publikisht për situatën, ndërsa vëmendja e të gjithëve mbetet e fokusuar tek tensioni i krijuar nga kutia e Pandorës dhe pasojat e saj për marrëdhëniet mes Mirit dhe familjes Selin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE