LAJME / E Hënë 10 Nëntor 2025, 15:03

Migena Kodra u vra nga kunati teksa flinte me të bijën vetëm 2 vjeçe, flet babai: U vra me fëmijën në gji!

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë vetëm dy vite më parë tronditi opinionin publik. Migena Kodra u vra nga kunati teksa flinte gjumë bashkë me të voglën e saj 2-vjeçare.

Ky i fundit pas vrasjes së kunatës u vetëvra në oborrin e banesës pasi u pa edhe me prindërit, nënën e tij, e cila u çua nga gjumi për shkak të të shtënave me armë.

Ajo asaj kohe pohoi në media se kishte shkuar menjëherë në dhomë pasi kishte dëgjuar të qarën e mbesës, por njëkohësisht dëgjoi dhe të shtënën tjetër, momentin kur i biri vrau veten. Një skenë horrori që mesa duket për atë banesë dhe atë familje do të mbetet gjatë në kujtesë.

Nga ana tjetër mister mbetet e gjithë ngjarja pasi arma e krimit është gjetur larg trupit të kunatit të Migenës, por bashkëshorti i Migenës pohoi asaj kohe se prej një viti nuk ka qenë në orët e natës në shtëpi, pasi ai punon si taksist, turni i tretë.

Por i pyetur nga redaksia e emisionit “Me Zemër të Hapur” asaj kohe ai pohoi se nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm që mund të krijonte hidhërim deri në këtë pikë.

Familjarët e Migenës asaj kohe rrëfyen për ngjarjen se ata u njoftuan nëpërmjet medias. Edhe pse kanë kaluar dy vite nga ngjarja e rëndë, të dy fëmijët e Migenës janë në një konflikt të thellë për qëndrimin e tyre me gjyshin dhe gjyshen.

Nga njëra anë i ati i Migenës, Kasemi, rrëfen se prej më shumë se një viti ai po lufton me dhëndrin, sepse kërkon të kthejë në banesë fëmijët, në të njëjtën banesë ku u vra edhe nëna e tyre.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në Neës24, ai ka rrëfyer se pasi e bija ndërroi jetë ka qenë një periudhë shumë e vështirë për fëmijët.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Nuk u vra as në rrugë as në dysheme, por në dyshek me një fëmijë në gji. Vajza e vogël ka qenë në një traumë të jashtëzakonshme, qante tërë natën dhe e zinte gjumi vetëm në mëngjes nga lodhja. Në të njejtën situatë ka qenë edhe djali.
Kujdestarinë e morëm ne sepse nuk kujdesej dot për të dy fëmijët, nuk e përballonte dot.
Ish dhëndri ka shfaqur të meta mendore. Kur merrte një fëmijë në krah nuk i merrte dot të dy. Për fëmijët nuk ka kontribuar asnjë lek”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE