LAJME / E Premte 14 Gusht 2026, 00:12

Detaje te reja nga ngjarja ku mbeten te lenduar dy persona

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë që ndodhi pasditen e kësaj të enjte në Durrës, ku një çift plagosën njëri-tjetrin me thikë. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në lagjen 14 të qytetit.

Sipas “bluve” të qytetit bregdetar, gjatë sherrit në banesë, bashkëshorti 43-vjeçar dyshohet se goditi me thikë në kokë gruan e tij, 38 vjeçe. Ndërsa gjatë përplasjes mbeti i lënduar edhe vetë ai.

Po ashtu në njoftim theksohet se çifti i bashkëshorteve u transportuan për në spital ku morën ndihmën mjekësore dhe sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar me saktësi dinamikën e konfliktit.

“Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë).

Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L. Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE