LAJME / E Shtunë 12 Korrik 2025, 14:02

“Çmendet” 44-vjeçari në Durrës, futet në lokal me sëpatë dhe tenton të godasë dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ditën e sotme, ku një 44-vjeçar ka tentuar të godasë me sopatë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar, ku 44-vjeçari ka hyrë me sopatë dhe ka tentuar të godasë dy personat. Dyshohet se shkak për ngjarjen është një konflikt për motive të dobëta mes tyre

Policia ka arrestuar 44-vjeçarin dhe ka proceduar penalisht një tjetër person, i cili kishte dijeni për konfliktin por nuk ka njoftuar autoritetet.

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me sopatë, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S., të dy banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE