
Një nxënës 15-vjeçar është arrestuar pasi qëlloi për vdekje dy gra në një shkollë private në shtetin Michoacán, në perëndim të Meksikës.
Krimi ndodhi në shkollën private në qytetin Lázaro Cárdenas, ku dy gratë u gjetën të pajeta me plagë të shumta nga armët e zjarrit.
Prokuroria e shtetit konfirmoi se viktimat, të moshës 36 dhe 37 vjeç, humbën jetën brenda ambienteve të shkollës, ndërsa në vendngjarje u gjet një armë zjarri dhe një karikator.
Sipas mediave lokale, 15-vjeçari dyshohet se përdori një pushkë gjysmë automatike të tipit AR-15 dhe sulmoi gratë pasi nuk iu lejua hyrja në shkollë për shkak të vonesës.
Ai ka deklaruar para autoriteteve se arma nuk ishte e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
