
Kryeministri Edi Rama ka telefonuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me rastin e 17 Shkurtit, i cili ndodhet në Hagë duke e uruar për Pavarësinë e Kosovës.
“Gëzuar komandant! Më vjen keq që nuk bëj dot më shumë”, thotë Rama gjatë telefonatës.
Në postimin e ndarë në Facebook, Rama shkruan se prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është emocionalisht e vështirë, por këtë herë, sipas tij, Thaçi ishte më i qetë se kurrë.
“Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!”, citon Rama fjalët e ish-presidentit, duke e shoqëruar mesazhin me simbolin kombëtar dhe referimin ndaj tij si “Komandanti”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
