
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ka goditur ishullin Kyushu në jug të Japonisë, duke shkaktuar të paktën 50 të plagosur dhe dëme në ndërtesa, rrugë e ura.
Lëkundjet u regjistruan në orët e pasdites sipas kohës lokale, ndërsa autoritetet njoftuan mbi 150 mijë persona që të zhvendosen në strehimore evakuimi.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi përkohësisht një alarm për cunami për Gjirin Ariake, në brigjet e Kumamotos, përpara se ta tërhiqte më vonë. Banorëve iu kërkua të shmangnin zonat bregdetare, pasi parashikohej një valë deri në një metër lartësi.
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, deklaroi se nga tërmeti janë raportuar dëmtime në infrastrukturë, ndërprerje të energjisë elektrike dhe disa zjarre.
Sipas autoriteteve, rreth 40 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, disa persona janë bllokuar brenda një qendre tregtare në qytetin e Kumamotos, pas dëmtimeve të shkaktuara nga lëkundjet.
Numri i plotë i viktimave dhe dëmeve vijon të vlerësohet nga autoritetet. Tërmeti fillimisht u raportua me magnitudë 7.1, por më pas u rishikua në 6.8 nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
