
Ekipi mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i drejtohet gjatë muajit shtator Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Mbrojtja po përgatit dosjen në bashkëpunim me dy studio ligjore ndërkombëtare, një britanike dhe një amerikane, së bashku me avokatët shqiptarë të Veliajt.
Avokati Plarent Ndreca deklaroi se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për të evidentuar shkeljet e pretenduara ligjore në procesin penal ndaj Veliajt. Sipas mbrojtjes, avokatët amerikanë nuk kanë mundur të marrin leje nga SPAK për të takuar klientin e tyre në ambientet e paraburgimit.
Ndërkohë, avokati Ben Brendon, përfaqësues i studios ligjore britanike, zhvilloi këtë të martë një takim me Erion Veliajn në burg, ku u njoh edhe me dosjen hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
