LAJME / E Mërkurë 12 Nëntor 2025, 16:04

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset në Romë! Kush janë 10 ministrat që e shoqërojnë…

Pasditen e sotme, 10 ministra të qeverisë shqiptare, së bashku me kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës, në Itali, ku do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive.

Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve.
Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Sipas mediave italiane, në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Sa i përket migracionit, mediat në vendin fqinj shkruajnë se “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”.

Ministrat që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar janë:

?Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku;

?Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali;

?Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari;
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu;

?Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu;
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala;

?Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj;

?Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja;

?Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj;
dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE