
ELBASAN- Prej më shumë se dhjetë vitesh, Bakie Marra nga fshati Shirgjan i Elbasanit vuan nga probleme të rënda shëndetësore. Gjendja e saj është përkeqësuar pas një tromboze qe pesoi 5 muaj më parë, duke e lene te paralizuar.
Sot, 68-vjeçarja dergjet në shtrat dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.
“Ka 10 vjet që është e sëmurë, por vitin e fundit është rënduar më shumë. Më parë lëvizte vetë, por tani nuk ngrihet fare. Nuk flet, nuk bën asgjë, vetëm shikon dhe qan”, tha motra, Burbuqe Paeshti.
Pranë shtratit të saj qendron, e motra Burbuqe Paeshti e cila thotë se ka lënë punën, për t’u kujdesur çdo ditë për të, por e ka të pamundur ta përballojë shpenzimet.
“Kam lënë shtëpinë, fëmijët dhe burrin dhe jam përqendruar te kjo. Çfarë të bëj? Më dhemb, është motra ime. Natën e lë me djalin, ndërsa ditën rri vetë këtu.”
Gjendja ekonomike e familjes është po aq e vështirë sa ajo shëndetësore. Bakie Marra përfiton pension invaliditeti të shkallës së parë, me vlere 12 mijë lekë në muaj i cili nuk mjafton as për ilaçe.
“Merr 120 mijë lekë/muaj. Me ato para, rreth 100 mijë lekë i kam vetëm për ilaçet. Doktorët na kanë ndihmuar shumë, por problemi është se nuk mjaftojnë”, thotë ajo .
Vështirësitë janë shtuar pasi djali i të sëmurës, 35 vjeç, është detyruar të lërë punën për t’u kujdesur për nënën. Familja përballet me mungesë të ardhurash.
“Edhe djalin e saj nuk e lë të shkojë në punë. Nuk mund ta përballoj vetëm. Ai punonte te peshku, por kur u rëndua motra e la punën për t’u kujdesur për të”, tregon më tej.
Nënë e bir jetojnë në një banesë të vjetër e të amortizuar që ka nevojë për riparime, ndaj kërkojnë ndihmë ekonomike nga bashkia.
“Gjendja e shtëpisë është katastrofë. Muri është dëmtuar, dhoma tjetër ka rënë fare. Nuk dimë çfarë të bëjmë dhe ku të shkojmë.”
Motra e Bakie Marrës kërkon ndërhyrjen e institucioneve për rritjen e pensionit të invaliditetit si dhe njohjen e pagesës së kujdestarisë.
“Do të doja t’i rritej pagesa asaj dhe të përfitoja edhe unë pagesën e kujdestarit. Nuk dua të jem e detyruar të kërkoj ndihmë te të tjerët”, apelon motra e të sëmurës.
Mjekja e familjes, e kontaktuar me telefon nga Report Tv, tha se gjendja e pacientes është e rënduar ndaj i ofrohet kujdes në shtëpi dhe një karrocë për lëvizje. Sa i perket, pageses se kujdestarise, sqaron se motra e Bakie Marres e ka bërë aplikimin në qendren shëndetësore dhe tashmë pritet të vendosë Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë.
Ndërsa, kryetari i njësisë vendore Shirgjan, Ibrahim Roçi, u shpreh i gatshëm për të ndihmuar familjen në nevojë, por si fillim duhet të bëjnë kerkese zyrtare për të përfituar ndihmën ekonomike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
